Takim me znj. Rashela Mizrahi, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, në qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut [fr] [mk]

Të premten, më 7 shkurt, ambasadori u takua me znj. Rashela Mizrahi, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, në qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut. Në takim u bisedua për ecurinë dhe funksionimin e qeverisë teknike, në favor të mbarëvajtjes së duhur dhe transparente të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përpos ndërhyrjeve të drejtpërdrejta apo jo drejtpërdrejta në fusha të tjera.

Mbarëvajtja e duhur e zgjedhjeve, u theksua gjatë takimit, kërkon pjesëmarrjen e lirë dhe transparente në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha bashkësive, përfshirë këtu edhe kategoritë e ndjeshme. Gjatë bisedave u vë sërish theksi te rëndësia, që i jepet nga autoritetet franceze, luftës kundër gjuhës së urrejtjes në politikë. Autoritetet zyrtarisht dënojnë të gjitha fjalimet antisemite, që nuk kanë vend në demokracinë evropiane.

JPEG

publie le 10/02/2020

hautdepage