Konferencë e ambasadorëve francezë dhe gjermanë, të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor [fr] [mk]

Ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe disa përgjegjës të ministrive të jashtme të Gjermanisë dhe Francë, u takuan më 12 dhe 13 mars 2018 në Sarajevë.

JPEG

Kjo konferencë rajonale e ambasadorëve kishte për qëllim të bënte një vështrim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe të merrte në konsideratë mundësitë për projekte të përbashkëta në mënyrë që të vazhdonte mbështetjen e rajonit.

Pjesëmarrësit diskutuan në veçanti për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, bashkëpunimin rajonal, forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, pajtimin, çështjet e sigurisë, rolin e grave dhe situatën e personave që i takojnë komunitetit LGBT, si dhe për rolin e të rinjve gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm dhe zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RIKO).

Franca dhe Gjermania kanë një qasje të përbashkët kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mbështetje të stabilitetit të tyre të qëndrueshëm, zhvillimit ekonomik dhe social, si dhe integrimit evropian.

publie le 14/03/2018

hautdepage