Takim virtual i Aleancës për multilateralizëm [fr] [mk]

Të gjendur përballë situatës me pandeminë Covid-19, Franca po bën fushatë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes institucioneve globale. Më 16 prill, ministri francez për punë të jashtme dhe homologu i tij gjerman, kryesuan një takim virtual të Aleancës për multilateralizëm.

Franca dhe Gjermania kanë mbështetur projekt rezolutën mbi "gratë dhe vajzat dhe përgjigjen ndaj Covid-19", të prezantuar nga Spanja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me bashkëpunimin teknik me ONU Femmes (shq. OKB Femrat). Kjo rezolutë nënvizon se pandemia COVID-19, do të prekë posaçërisht gratë dhe se për një përgjigje efektive ndaj kësaj krize, udhëheqësit botërorë duhet të kenë parasysh dinamikën gjinore. Franca i uron sukses dhe mbarësi kësaj nisme >https://www.diplomatie.gouv.fr/fr/politique-etrangere-de-la-france/la-france-et-les-nations-unies/l-alliance-pour-le-multilateralisme/actualites-liees-a-l-alliance-pour-le-multilateralisme/article/alliance-pour-le-multilateralisme-nous-avons-besoin-d-une-cooperation-et-d-une?fbclid=IwAR1OrMNUzIq8X8Q8DKmgbo6XCn5vTgxlomCRwW7NMU6_ZWyi0DNLqO9K7mY].

publie le 21/05/2020

hautdepage