Takime ekonomike"1Ambassador1Sipërmarrës1Rajon" [fr] [mk]

Edicioni i katërt i takimeve speed-dating "1Ambassador1Sipërmarrës1Rajon" u mbajt të hënën, më 27 gusht, në orët e pasdites.

Gjatë takimeve 15-minutëshe, gati 400 sipërmarrës folën drejtpërdrejt dhe personalisht me ambasadorët dhe ambasadoret e 172 posteve diplomatike.

Këto takime janë një mundësi e mirë për kompanitë që të publikojnë projektet e tyre jashtë vendit dhe të identifikojnë mundësitë për rritje të pranisë në nivel ndërkombëtar.

Takimet janë gjithashtu edhe një mundësi për të ndarë vështirësitë e hasura në tregje të caktuara dhe për të gjetur zgjidhje të mundshme me ndërmarrjet, si dhe për të siguruar mbështetjen e të gjitha shërbimeve të ambasadave dhe operatorëve.

Ambasadori, gjatë qëndrimit të tij, do të takohet me përfaqësuesit e katër kompanive franceze dhe me një sipërmarrës të ri nga Maqedonia, i cili ka krijuar kompaninë e tij në Paris dhe dëshiron të mbështesë projekte të reja me ambasadën.

publie le 29/08/2018

hautdepage