Takime me ministrin dhe zëvendës-ministren për Punë të Brendshme [fr] [mk]

Të martën, më 21 janar, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari i parë dhe atasheu për siguri të brendshme, u takuan me z. Naqe Çulev, ministër për Punë të Brendshme në qeverinë teknike, e më pas me znj. Slavjanka Petrovska, zëvendës-ministre për Punë të Brendshme.

Gjatë takimeve, ambasadori theksoi rëndësinë, që autoritetet franceze i japin mbarëvajtjes së organizimit të këtyre zgjedhjeve, për një vazhdim efektiv të bashkëpunimit tonë të shkëlqyeshëm dypalësh dhe për një funksionim, nën shenjën e interesit të përgjithshëm të Ministrisë për Punë të Brendshme. Ne presim që kjo ministri, të vazhdojë luftën e saj kundër krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore dhe mjeteve narkotike, në kushtet më të mira të mundshme. E gjithë kjo me synimin dhe shestimin e integrimit të besueshëm dhe të shpejtë evropian.

publie le 22/01/2020

hautdepage