Takimi i dy kryeministrave Filip dhe Zaev në Poznani [fr] [mk]

Gjatë zhvillimit të punimeve të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Poznani, kryeministri francez Eduard Filip, i shoqëruar nga sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane, znj. Ameli dë Monshalen, u takua me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Me këtë rast, z. Filip theksoi kujdesin dhe vëmendjen e përforcuar që Franca i jep rajonit, si dhe prezentoi strategjinë e re franceze për Ballkanin Perëndimor, të bërë publike nga kryetari i Republikës së Francës, në Samitin e 29 prillit në Berlin. Ai gjithashtu përshëndeti dhe vlerësoi marrëveshjen historike të Prespës, si një shembull rajonal.

publie le 07/07/2019

hautdepage