Takimi i znj. Ameli dë Monshalen me z. Nikolla Dimitrov (Paris, më 9 shtator 2019) [fr] [mk]

Deklaratë e zëdhënëses së Ministrisë Franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, znj. Anjes fon der Mil, (Paris, më 10 shtator 2019)
1 – Maqedonia e Veriut – Takimi i znj. Ameli dë Monshalen me z. Nikolla Dimitrov (Paris, më 9 shtator 2019)

Ameli dë Monshalen, sekretare e Shtetit në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme, e ngarkuar për çështje evropiane, priti dje në takim z. Nikolla Dimitrov, ministër për Punë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Zonja Ameli dë Monshalen përsëriti qëndrimin francez për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe theksoi në veçanti nevojën për respektimin e plotë të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, si një nga vlerat më të rëndësishme evropiane, si dhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave.

Sekretarja e Shtetit rikujtoi angazhimin e Francës në mbështetjen e stabilizimit të qëndrueshëm, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror dhe në forcimin e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, bazuar në Strategjinë Franceze për rajonin.

publie le 11/09/2019

hautdepage