Tetova feston Frankofoninë [fr] [mk]

Të premten, më 23 mars, ambasadori mori pjesë në kremtimin e Frankofonisë, organizuar nga gjimnazi "Kiril Pejçinoviq" në Tetovë, ku gjendet edhe një paralele frankofone dygjuhësore.

Me këtë rast, ai e vlerësoi punën e jashtëzakonshme të nxënësve dhe profesorëve të tyre, duke vënë në pah rëndësinë e gjuhës frënge për të ardhmen e tyre profesionale, për vlerat e solidaritetit në të cilat referohen vendet frankofone, si dhe rëndësinë e punës dhe përpjekjeve të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim dhënien e një shtyse dhe vrulli të ri mësimit të frëngjishtes në Tetovë. Z. Ahmet Qazimi, përfaqësues i Komunës së Tetovës, ritheksoi mbështetjen e ofruar nga kjo komunë dhe i uroi nxënësit për shfaqjet dhe performancat e tyre gjuhësore dhe kulturore.

publie le 03/04/2018

hautdepage