Me qëllim të nxitjes dhe intensifikimit të marrëdhënieve midis laboratorëve francezë dhe atyre nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Ministria Franceze e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit hapi dy thirrje për projekte.
Me qëllim të nxitjes dhe intensifikimit të marrëdhënieve midis laboratorëve francezë dhe atyre nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Ministria Franceze e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit hapi dy thirrje për projekte: programin ACCES (shq. QASJE), i cili ka për synim të bashkëfinancojë pritjen e studiuesve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në seminare, konferenca, simpoziume ose kongrese, të organizuara në Francë (bit.ly/2XfaIXz); si dhe programi PARCECO, i cili do të bashkëfinancojë pjesëmarrjen e ligjëruesve francezë në seminare të organizuara në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (bit.ly/3hHzYz8). Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data: 31/01/2021, deri në orën 18.