Timonie: Të përcaktohet qartë përgjegjësia për ngjarjet në Kuvend [fr] [mk]

Ambasadori dha një deklaratë për agjensinë kombëtare të lajmeve MIA mbi zhvillimet aktuale në lidhje me arrestimet e atyre që ishin përgjegjës për ngjarjet e 27 prillit.

Shkup, 1 dhjetor 2017 (MIA) - Me rëndësi thelbësore është të konfirmohet qartë përgjegjësia për dhunën e papranueshme që u bë në Parlament dhe të veprohet në pajtim me sundimin e së drejtës, respektimin e së drejtës të mbrojtjes, imunitetit dhe presumcionit të pafajësisë, pa çka asnjë demokraci nuk mund të funksionojë, thotë ambasadori i Francës, Kristian Timonie në deklaratë për MIA-n.
"Si dëshmitar i ngjarjeve të 27 prillit, konsideroj se është me rëndësi thelbësore të konfirmohet qartë përgjegjësia për dhunën e papranueshme që u bë në Parlament, ndërkaq e cila mund të shkaktonte viktima në njerëz në mesin e të zgjedhurve. Gjithashtu, me rëndësi është të veprohet në pajtim me sundimin e së drejtës. respektimin e të drejtës së mbrojtjes, imunitetit dhe presumcionit të pafajësisë, pa çka asnjë demokraci nuk mund të funksionojë. Kjo është në frymën e ndryshimeve që i paralajmëroi Qeveria e re dhe ne jemi të bindur se ajo do të dijë të nxjerrë mësime nga leksionet e mësuara nga e kaluara dhe nga sjellja që e frenonte Maqedoninë në rrugën drejt integrimit evropian", thotë ambasadori Timonie lidhur me arrestimin e deputetëve për ngjarjet në Kuvend të 27 prillit.
Ambasadori francez konsideron se do të duhet të veçohen në mënyrë adekuate dhe saktë të kualifikohen nivelet e ndryshme e përgjegjësisë personale.
"Në raste të caktuara kjo është posaçërisht e madhe tek ata të cilët përdorin dhunë fizike apo planifikuan ta përdorin atë, si dhe ata që nuk e përmbushën detyrën e tyre për ta mbrojtur shtëpinë ligjvënëse. Do të ishte paradoksale nëse ata që bartin pjesë të përgjegjësisë për këto ngjarje, e shfrytëzojnë këtë periudhë për ta paraqitur veten si viktima, ndërkaq do të duhej fillimisht ta rishqyrtojnë vetëdijen e vet. Nga ana tjetër, është e domosdoshme të ruhet kthjellimi dhe të zbatohet drejtësia pa revanshizëm dhe me pjesëmarrje për proporcionalitet", theksoi ambasadori Timonie.
Ai e përshëndet dialogun e inicuar nga presidenti i vendit Ivanov mes pushtetit dhe opozitës dhe thekson se pret që Parlamenti të luajë rol kyç për eurointegrimin e vendit.

publie le 02/12/2017

hautdepage