Trajnim kushtuar luftës kundër trafikut të mjeteve narkotike [fr] [mk]

Nga data 7 deri në 11 tetor 2019, në Qendrën e Trajnimit Policor në Idrizovë, z. Zhan-Zhak Pjerdat, nga Drejtoria Qendrore e Policisë Gjyqësore, Zyra Qendrore për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm të Narkotikëve në Nanterr (FR), mbajti një trajnim, kushtuar luftës kundër trafikut të mjeteve narkotike, në dobi të njësisë së specializuar për luftën kundër tregtisë me drogë dhe dy zyrtarëve doganorë.

Ky ishte aktiviteti i dytë francez i këtij lloji, kushtuar efektivëve të njësive policore, të përhapura në të gjithë territorin e shtetit. Të mërkurën, më 9 tetor, kryetari i vendit, z. Stevo Pendarovski, vizitoi Qendrën e Trajnimit dhe u takua me trajnuesin, me të cilin bisedoi për aspektet teknike të aktiviteteve. Në përfundim të këtij trajnimi, zëvendësministri për punë të brendshme, z. Agim Nuhiu dhe ambasadori, u ndanë certifikatat pjesëmarrësve të këtij stazhi trajnues në Rezidencën e Francës dhe theksuan përsosmërinë dhe nivelin e lartë të këtij bashkëpunimi operativ, nga perspektiva evropiane e luftës kundër trafikimit të mjeteve narkotike.

publie le 21/10/2019

hautdepage