Trajnim kushtuar trajtimit të të miturve, që janë viktima të dhunës [fr] [mk]

Nga 21 tetor deri më 25 tetor, mjekja Karolin Rej-Salmon, nga Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Spitalin “Otel-Dje” në Paris, prokurorja znj. Stefani Bazar dhe zyrtarja policore znj. Sofi Kote, nga Brigada e mbrojtjes së të miturve në Paris, realizuan një trajnim, destinuar për përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në temën trajtimi i të miturve, viktima të dhunës, që në Qendrën e Trajnimit Policor u organizua nga Ambasada e Francës.

Gjatë ndarjes së certifikatave për ndjekjen e këtij trajnimi, në prani të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe dhe drejtorit të Qendrës së Trajnimit Policor, z. Goce Baçanov, ambasadori theksoi cilësinë e shkëmbimit të realizuar të përvojave dhe dëshirën tonë, që të vazhdohet me bashkëpunimin, përmes trajnimeve të tilla inovative, të cilat theksohen sipas temës së zgjedhur dhe gamës së gjerë të shërbimeve të përfshira.

publie le 27/10/2019

hautdepage