Trajnimi i policisë: ndarja e çertifikatave për ndjekjen e kursit për nëntë nëpunësit policorë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë [fr] [mk]

Ndarje e çertifikatave për ndjekjen e trajnimit "Vizualizimi i gjurmëve të vijave (linjave) papilare duke përdorur proceset kimike dhe fizike", për nëntë nëpunësit policorë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, departamenti i Kriminalistikës.

Të enjten, më 5 prill, ushtruesi i detyrës, i shoqëruar nga atasheu për Siguri të Brendshme, i ndau çertifikatat për ndjekjen e trajnimit "Vizualizimi i gjurmëve të vijave (linjave) papilare duke përdorur proceset kimike dhe fizike", nëntë nëpunësve policorë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, departamenti i Kriminalistikës, në prani të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Byrosë për Siguri Publike dhe Shefit të Departamentit të Kriminalistikës. Ky trajnim u realizua nga z. Zhonatan Peger, ekspert i Drejtorisë franceze të Policisë Teknike dhe Shkencore në Ekuli. Të nesërmen, atasheu për Siguri të Brendshme, në prani të ekspertit Zhonatan Peger dhe Shefit të Departamentit të Krim-Teknikës, u takua me nëpunësit policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Për dallim nga metodat tradicionale të marrjes së gjurmëve të gishtërinjve me pluhur alumini, e cila bëhet në sipërfaqe të lëmuara, të qelqta ose në mobilje, procedurat kimike mund të zbulojnë shenjat e gishtërinjve në shtresa të tjera: letër, dru i hullizuar, shtresë ngjitëse ose të plastifikuar dhe veshje…… Në anën tjetër, përdorimi i kimikateve duhet t`i plotësojë kërkesat optimale të sigurisë për punonjësit që përdorin ato, si gjatë ruajtjes së tyre, ashtu edhe gjatë përdorimit të tyre. Biseda me punonjësit mundësoi shkëmbime të përvojave dhe vështrim të pajisjes dhe teknikës, që janë në dispozicion të kësaj njësie, si dhe me vështirësitë që hasen në perimetrin e zgjeruar të punës në vitet e fundit. Takimi përfundoi me një vizitë në ambientet e Departamentit të Krim-Teknikës.

publie le 14/04/2018

hautdepage