Trajnimi në teknikat e intervenimit në lartësi [fr] [mk]

Nga 5 deri më 14 qershor 2018, dy instruktorë nga Qendra Kombëtare për Trajnim në Alpinizëm dhe Skijim (CNEAS), në kuadër të Forcave të sigurisë franceze nga Shamoniks dhe Brianson, realizuan një trajnim të avancuar të teknikave për ngjitje me litar për Forcat speciale të policisë së Maqedonisë, nga departamenti i krim-teknikës, si dhe për personelin e brigadës me qen zyrtar të policisë. Ata kishin mundësinë të njiheshin me teknikën e përdorimit të rrypit për gjoks për qentë gjurmues (kërkues), me ndihmën e të cilit qeni zbret me litar në vendin e ndërhyrjes.

Skenarët e ndryshëm, në shumë vende, mbulojnë si mjediset urbane, ashtu edhe ato natyrore. Interaktiviteti i shërbimeve policore do të jetë i dobishëm për të gjitha strukturat civile në vend, në rast të fatkeqësive natyrore.

Vazhdimësia e këtij aktiviteti reflektohet poashtu edhe në trajnimin e trajnuesve, të cilët më pas do të jenë të stërvitur të bartin njohuritë dhe në këtë mënyrë të aftësojnë një numër të madh të kolegëve të tyre të këtyre teknikave për ndërhyrje në lartësi, me të gjitha kriteret e sigurisë dhe duke përdorur gjeneratën e fundit të pajisjeve të propozuar nga kompania PETZL (Francë).

Më pas u bë edhe një demonstrim përfundimtar spektakolar nga ndjekësit e këtij trajnimi, në prani të zëvendësministrit për Punë të Brendshme, z.Agim Niuhu, i cili falënderoi përzemërsisht Ministrinë e Punëve të Brendshme për këtë aktivitet, i cili pasqyron dhe dëshmon cilësinë e veçantë të bashkëpunimit tonë dypalësh.

publie le 20/06/2018

hautdepage