Tregu i 9-të i Bamirësisë Ndërkombëtare [fr] [mk]

Të shtunën, më 1 qershor, Ambasada e Francës dhe stafi i saj morën pjesë në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve. Ngjarja kryesore, "Tregu i 9-të i Bamirësisë Ndërkombëtare", u organizua nga shoqata "Mirë se vjen- Qendra Maqedonase e Mirëseardhjes DMWC" në qendrën tregtare të qytetit të Shkupit (GTC).

27 ambasada dhe organizata ndërkombëtare prezantuan produktet nga vendet e tyre përkatëse. Të gjitha fondet e grumbulluara do të dhurohen në Qendrën ditore të pritjes së fëmijëve me paralizë cerebrale.

publie le 05/06/2019

hautdepage