Tryezë e rrumbullakët e Shoqatës së Federalistëve të Rinj Evropianë, në Qendrën për Informim të BE-së [fr] [mk]

Të shtunën, më 20 prill, ambasadori mori pjesë në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga Shoqata Maqedonase e Federalistëve të Rinj Evropianë, në Qendrën për Informim të BE-së, ku u shtjelluan mundësitë dhe sfidat konkrete të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Me këtë rast u prek edhe çështja e rëndësisë së zgjedhjeve të ardhshme evropiane dhe angazhimi i të rinjve. Perspektivat e rajonit, si dhe konceptet franceze të ripërtëritjes së Bashkimit Evropian ishin, ndër të tjera, temat e shumta, që u adresuan dhe u shtjelluan gjatë një dialogu me një publik tejet të motivuar.

publie le 24/04/2019

hautdepage