Turizmi dhe zhvillimi [fr] [mk]

Të hënën më 26 shkurt, ambasadori u takua me drejtorin e ri të Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, z. Lupço Janevski.

Ky i fundit theksoi gatishmërinë e qeverisë për të mbështetur projekte që ndikojnë në punësimin lokal përmes një perspektive të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rajonal. Të dy biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në fushën e agroturizmit, duke theksuar pasuritë natyrore të veçanta të vendit, apo trashëgiminë turistike dhe përkujtime që lidhen me njëqindvjetorin vjetorin e Luftës së Parë Botërore. Bashkëbiseduesit u pajtuan mbi nevojën që Maqedonia të marrë pjesë në disa ngjarje dhe aktivitete të organizuara për promovimin e turizmit dhe investimeve në këtë sektor, duke përfshirë edhe Forumin e Beogradit, organizuar nga Business France, më 30 maj të këtij viti.
JPEG

publie le 27/02/2018

hautdepage