Urime për Maja Çanaqeviq, Kalorëse e Urdhërit të Arteve dhe Letërsisë [fr] [mk]

Në një pritje të organizuar në rezidencën e Francës, të mërkurën, më 10 tetor, ambasadori i dorëzoi znj. Maja Çanaqeviq, medaljen e Kalorësit të Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë.

Kjo është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republikës e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për rrezatimin dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.

Znj. Çanaqeviq, ka qenë e përkushtuar, gjatë gjithë karrierës së saj si oboiste (person që luan me një instrument muzikor frymor prej druri) dhe si drejtoreshë e Orkestrës Filharmonike, në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në përforcimin e pranisë së muzikës franceze në Maqedoni. Si figurë e rëndësishme në fushën e muzikës, në nivel lokal dhe si personalitet i jashtëzakonshëm, me përzgjedhjet e saja të programimit, me ftesat drejtuar solistëve, si dhe me lidhjen dhe përkushtimin e saj ndaj Francës, ajo ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për ndikimin dhe përhapjen e kulturës franceze në Maqedoni.

publie le 12/10/2018

hautdepage