Vazhdim i bashkëpunimit të frytshëm midis forcave të armatosura të Francës dhe Maqedonisë [fr] [mk]

Të martën, më 5 shtator, ambasadori, i shoqëruar nga atasheu i Mbrojtjes, koloneli Fabris Duda, u takua me Shefin e ri të Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski, i emëruar në këtë post më 17 gusht.

JPEG

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan mbi temat e bashkëpunimit ushtarak dypalësh, veçanërisht për trajnimin, mësimin e frëngjishtes dhe përgatitjet operacionale.
Në takim gjithashtu u përmend edhe mundësia e kontributit të Maqedonisë në misionet paqeruajtëse në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ndërkaq ambasadori e siguroi bashkëbiseduesin e tij për mbështetjen e Francës në realizimin e këtij projekti.
Gjenerali Gjurçinovski falënderoi Francën për mbështetjen e saj të palëkundur për aktivitetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të ARM-së në funksion të integrimit të vendit në strukturat europiane dhe atlantike. Ai gjithashtu inkurajoi vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm midis forcave të armatosura të të dyja vendeve dhe shprehu dëshirën të mirëpresë homologun e tij francez në një takim në Maqedoni në muajt e ardhshëm.

publie le 10/09/2018

hautdepage