Vazhdimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes [fr] [mk]

Të enjten, më 19 korrik, ambasadori i shoqëruar nga kolonelët Lavale dhe Dyda, u takua me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Mbrojtjes, znj. Radmilla Shekerinska, si dhe me zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneralmajor Azim Nuredin.

Gjatë këtyre bisedimeve, bashkëbiseduesit nënvizuan nivelin e lartë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe vazhdimësinë, por edhe mundësinë për zgjerimin e tij me pjesëmarrjen e ushtarakëve të të dyja vendeve në operacionet e jashtme, të udhëhequra nën kujdesin e BE-së apo OKB-së. Takimi ishte edhe një mundësi, për t’ia prezentuar autoriteteve ushtarake të Maqedonisë atasheun e ri jo-rezident, kolonel Fabris Dyda dhe për të falënderuar kolonelin Zhan-Mark Lavale, për kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

publie le 05/08/2018

hautdepage