Videokonferencë e organizuar nga @UN Women Shkup për të forcuar përgjigjen ndaj # Kovid-19 nga perspektiva gjinore [fr] [mk]

Pandemia e Kovid-19 prek ndryshe gratë e ndryshe burrat, e poashtu edhe barazinë gjinore, e cila është një e drejtë themelore.

Atasheu për bashkëpunim mori pjesë në një videokonferencë të organizuar nga @UN Women Shkup, me qëllim të bashkëveprimit me përfaqësues të OJQ-ve dhe organizatave ndërkombëtare, për të forcuar përgjigjen ndaj # Kovid-19 nga perspektiva gjinore. Duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të OJQ-ve në identifikimin dhe përgjigjen ndaj nevojave të të varfërve, pjesëmarrësit adresuan sfidat kryesore me të cilat përballen gratë dhe vajzat, përballë prioriteteve emergjente që duhet të shtjellohen në përgjigje të kësaj krize shëndetësore të pashembullt.

publie le 06/05/2020

hautdepage