Vizita e Zhan-Mari Kambaseres, Kryetar i Komisionit për çështje ndërkombëtare pranë Këshillit për çështje ekonomiko-sociale dhe mjedis jetësor në Francë [fr] [mk]

Zhan-Mari Kambaseres, Kryetar i sektorit ndërkombëtar të Këshillit Ekonomik, Social dhe Mjedisit francez qëndron në Maqedoninë e Veriut këtë javë.

JPEG
Ai u takua me Ministren e Punës dhe Çështjeve Sociale znj. Jagoda Shahpaska, njëkohësisht Kryetare e Këshillit Ekonomik dhe Social të Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile, sindikatave dhe punëdhënësve, disa prej të cilëve bëjnë pjesë në KES të Maqedonisë së Veriut dhe disa janë anëtarë të Këshillit për bashkëpunim OJQ - Qeveri. Kryetari Kambaseres u prit njashtu edhe nga deputetja znj. Maja Moraçanin në Kuvend si dhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian. Këto takime mundësuan shkëmbime të frytshme për të vazhduar në një formë ose në një tjetër, organizimin e shoqërisë civile dhe gjendjen e dialogut social.

publie le 29/03/2021

hautdepage