Vizita e ambasadorit amerikan në varrezën e ushtarëve francezë [fr] [mk]

Të mërkurën, më 17 tetor, në vigjilje të Njëqindvjetorit të armëpushimit të vitit 1918, ambasadori i`u përgjigj me kënaqësi dëshirës së homologut të tij amerikan, Shkëlqesisë së tij, ambasadorit, z. Xhes Bejli, për të vizituar varret e ushtarëve francezë në Shkup.

Të dy së bashku, shprehën mirënjohje për guximin e 3,000 ushtarëve të rënë për Francën, që prehen në këtë varrezë, dhe folën për rolin kyç të luajtur nga Forcat e Ekspeditës Amerikane, në epilogun e Luftës së Madhe (Luftës së Parë Botërorë). Ambasadorët vizituan edhe Shtëpinë Përkujtimore - Muzeun, një hapësirë kjo, e cila dëshmon historinë e Frontit të Lindjes (së Maqedonisë), e përuruar në muajin maj të këtij viti, me ç`rast ambasadori u nënshkrua në Librin e Artë, në shenjë kujtimi të gjyshit të tij, i cili kishte luftuar përkrah nesh në Shampanj, në vitin 1918. Me këtë rast, ai ceku rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve transatlantike për mbizotërimin e paqes në Evropë dhe në Ballkan.

publie le 19/10/2018

hautdepage