Vizita e ambasadorit në Dibër [fr] [mk]

Të shtunën, më 23 mars, ambasadori vizitoi Dibrën, për të takuar kandidatët e zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale.

Takimi me ushtruesin e detyrës, kryetar i përkohshëm i komunës (nga radhët e BDI-së) dhe kandidat i disa partive, z. Hekuran Duka, ishte një mundësi e mirë për të biseduar për aktualitetin e kësaj komune, shëmbëlltyrë për bashkëjetesën mes bashkësive. Ata diskutuan për bashkëpunimin dypalësh, si dhe për kushtet e zgjedhjeve të 21 prillit. Ambasadori theksoi rëndësinë e dhënë nga autoritetet e shtetit që përfaqëson, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në kushte të besueshme dhe transparente. Ambasadori u takua edhe me z. Arben Agolli, kandidat në zgjedhjet komunale, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, me të cilin bisedoi për të njëjtat tema.

publie le 25/03/2019

hautdepage