Vizita e аmbasadorit në Ohër [fr] [mk]

Të shtunën më 23 mars, ambasadori u takua me z. Konstantin Georgieski, kandidat në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale dhe ushtrues i detyrës, kryetar i komunës së Ohrit (nga radhët e socialdemokratëve), si dhe me kandidatin e mbështetur nga opozita, z. Mitre Millosheski.

Kryetari i komunës informoi ambasadorin për zhvillimet vijuese, duke përfshirë përmbushjen e kushteve për ruajtjen e klasifikimit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, përballë presioneve nga interesat e ndryshme ekonomike dhe të tjera, si dhe për perspektivat e bashkëpunimit. Ambasadori theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të drejta, besueshme dhe transparente, si një hap drejt integrimit evropian. Ambasadori, gjithashtu bisedoi për të njëjtat tema, edhe me kandidatin e mbështetur nga opozita, z. Mitre Millosheski.

publie le 25/03/2019

hautdepage