Vizita e ambasadorit në komunën e Velesit [fr] [mk]

Të hënën, më 18 mars, ambasadori vizitoi komunën e Velesit dhe u takua me kryetarin e komunës z. Ace Kocevski.Gjatë kësaj vizite, ambasadorit pati rastin të diskutojë për situatën politike me kryetarin e degës së VMRO-DPMNE-së (nga radhët e opozitës), z. Igor Zdravkovski. Ambasadori i`u përgjigj pozitivisht ftesës së klubit “Rotary” nga Velesi, për takim dhe shkëmbim gjatë një mbrëmjeje, me anëtarët e këtij klubi.

Të hënën, më 18 mars, ambasadori vizitoi komunën e Velesit dhe u takua me kryetarin e komunës z. Ace Kocevski. Kryetari e informoi ambasadorin për zhvillimet në komunë, që nga fillimi i mandatit të tij, si dhe për perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit të shkëlqyer, të vendosur dhe mbajtur me kolektivitetet dhe organizatat franceze.

Gjatë takimit, ambasadori shprehu mbështetjen e kësaj ambasade për nismat e bashkëpunimit të decentralizuar, duke përfshirë dhurimin në vijim e sipër, të pajisjeve mjekësore, për qendrën spitalore “Veles” nga ana e shoqatës “ALMA Alsace”. Gjatë kësaj vizite, ambasadorit pati rastin të diskutojë për situatën politike me kryetarin e degës së VMRO-DPMNE-së (nga radhët e opozitës), z. Igor Zdravkovski. Ambasadori i`u përgjigj pozitivisht ftesës së klubit “Rotary” nga Velesi, për takim dhe shkëmbim gjatë një mbrëmjeje, me anëtarët e këtij klubi, rreth evolucionit të Bashkimit Evropian, sidomos pas letrës së dërguar evropianëve, nga ana e presidentit francez Makron ->3605].

publie le 25/03/2019

hautdepage