Vizita e gjeneralit Patrik Destrëmo, drejtor i Institutit të Studimeve të Larta (Avancuara) të Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Francës (IHEDN) [fr] [mk]

Drejtori i Institutit të Studimeve të Larta (Avancuara) të Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Francës (IHEDN), gjeneral-nënkolonel Patrik Destrëmo, me ftesë të znj. Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministre dhe ministre e mbrojtjes, realizoi një vizitë në Maqedoninë e Veriut, më 6 dhe 7 maj.

Ai mbajti një seri takimesh me autoritetet ushtarake dhe civile në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku u prit nga sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, z. Viktor Dimovski, e më pas vizitoi Akademinë Ushtarake "Gjenerali Mihailo Apostolski". Gjenerali gjithashtu pati rastin të bisedojë në një tryeze të rrumbullakët, të organizuar në rezidencën e Francës, me specialistë në fushën e sigurisë, si dhe u takua me ish-ndjekësit e trajnimeve të Institutit të Studimeve të Larta (Avancuara)-IHEDN, nga vendi ynë. Të martën, më 7 maj, ai e vizitoi varrezën e ushtarëve francezë, me ç`rast nderoi 3000 ushtarët e rënë për Francën, gjatë Luftës së Parë Botërore në Frontin e Maqedonisë. Vizita e tij bënte pjesë në kuadrin e strategjisë së re franceze për Ballkanin, të publikuar më 29 prill, në Samitin e Berlinit (bit.ly/2GKKtPZ)

publie le 10/05/2019

hautdepage