Vizita e znj. Elen Konve-Mure, ish-ministre, nënkryetare e Senatit [fr] [mk]

Zonja Elen Konve-Mure, ish-ministre, nënkryetare e Senatit francez ( nga radhët e PS-së), nga data 1 deri në 5 nëntor, realizoi një vizitë pune në vend. Ajo u takua me kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi, nënkryetarin, z. Goran Misovski, me Grupin e Miqësisë Maqedoni e Veriut-Francë, me z. Hari Llokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z. Antonio Miloshoski, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe me z. Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Cështje Evropiane, duke punuar kështu në drejtim të shkëmbimeve parlamentare mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ajo shprehu mbështetjen e saj plotë për rrugën evropiane, që mbetet edhe më tej aktuale për këtë vend. Zonja Konve-Mure, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që i kushtohej zhvillimit të mbrojtjes evropiane, në prani të zëvendës-ministrit për punë të jashtme, z. Andrej Zhernovski. Udhëtimi i saj përfundoi të martën, më 5 nëntor, përmes vizitës së varreve të ushtarëve franceze në Shkup dhe në Shtëpinë Përkujtimore- Muzeun, ku zonja senatore vendosi një kurorë me lule, në kujtim të 3000 ushtarëve, të rënë për Francën, që prehen në këtë varrezë.

publie le 07/11/2019

hautdepage