Vizita e zonjës Natali Luazo në Maqedoninë e Veriut [fr] [mk]

Ministrja Natali Luazo, ishte për vizitë në Maqedoninë e Veriut, për të biseduar në lidhje me bashkëpunimin tonë dypalësh, veçanërisht atë ekonomik dhe kulturor. Në agjendën e saj të takimit ishin gjithashtu edhe: Marrëveshja e Prespës dhe afrimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të martën, më 26 shkurt, zonja Natali Luazo, ministre e ngarkuar për çështje evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, realizoi një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Gjatë qëndrimit të saj, ajo u takua me kryeministrin z. Zoran Zaev, ministrin për punë të jashtme z. Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministrin për çështje evropiane z. Bujar Osmani, kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi, kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi, si dhe me kryetarin e VMRO-DPMNE-së z. Hristijan Mickoski.

Në kuadër të vizitës në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministrja Luazo dhe ministri i arsimit dhe shkencës, z. Arbër Ademi, në prani të kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministres dhe ministres së mbrojtjes, znj. Radmilla Shekerinska dhe ministrit për punë të jashtme, z. Nikolla Dimitrov, nënshkruan një marrëveshje dypalëshe në lidhje me paralelet dygjuhësore (bilinguale) frankofone në shkollat e mesme. Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (linku), andaj kjo marrëveshje është marrëveshja e parë bilaterale ndërkombëtare, e nënshkruar pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës.

Gjatë vizitës së saj, ministrja shoqërohej nga znj. Marta dë Sidrak, senatore dhe kryetare e Grupit të Miqësisë Francë- Ballkani Perëndimor dhe z. Bertran Sorr, deputet, kryetar i Grupit të Miqësisë Francë- Maqedonia e Veriut.

E më pas, takimi i znj. Luazo me studentët e Akademisë Diplomatike, mundësoi të zhvillohet një dialog për çështjet, që lidhen me të ardhmen e BE-së, si dhe me perspektivat e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Vizita pasoi me një takim me kryetarin e VMRO-së, z. Hristian Mickoski dhe përfundoi me takimin me përfaqësues të OJQ-ve, partnerë të ambasadës.

publie le 27/02/2019

hautdepage