Vizita në komunën e Kavadarit [fr] [mk]

Të martën, më 23 prill, ambasadori vizitoi komunën e Kavadarit të martën dhe u takua me kryetarin e komunës, z. Mitko Jançev (nga radhët e VMRO-së). Kryetari Jançev i prezantoi ambasadorit rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe projekteve të komunës së Kavadarit, duke përfshirë krijimin e një muzeu rajonal të verës.

Gjatë takimit, ambasadori iu referua fillimit në të ardhmen, të aktiviteteve në Ballkan nga ana e Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe mundësive për bashkëpunim në fushën e turizmit, mbrojtjes së mjedisit, gazifikimit ... Vizita vazhdoi me një takim me z. Goran Todorov, këshilltar (nga radhët e opozitës) dhe kryetar i degës lokale të LSDM-së, me të cilin bisedoi për çështjet aktuale. Ambasadori gjithashtu vizitoi edhe eshtëroren e luftëtarëve, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimave të fashizmit, si dhe muzeun e qytetit.

publie le 28/04/2019

hautdepage