Vizita e kryetarit të Lëvizjes Evropiane të Francës në Maqedoni [fr] [mk]

Të martën, më 15 maj, Komisioni Parlamentar për Çështje Evropiane priti ambasadorin e Francës, të shoqëruar nga Iv Bertonçini, kryetar i Lëvizjes Evropiane në Francë dhe anëtar i Këshillit të Orientimit për Konsultimet e Qytetarëve mbi Europën.

Gjatë kësaj seance, z. Bertonçini theksoi në veçanti, rolin e rëndësishëm që Maqedonia mund të luajë në aspektin e kontrollit të migracionit dhe luftës kundër terrorizmit.

Ajo duhet t’i demonstrojë shteteve anëtare të gjitha kapacitetet e saja për integrim në BE dhe për të kontribuar në këtë drejtim, të prezentojë integrimin e saj si një kontribut pozitiv në sigurinë e Evropës, por poashtu edhe si një zgjidhje për vështirësitë e saja.

Janë mirëpritur dhe inkurajuar edhe përpjekjet e ndërmarra tashmë në fushën e reformave. Ambasadori i rikujtoi deputetët e Maqedonisë faktin se ata tani mbajnë në duart e tyre fatin evropian të Maqedonisë, përmes frymës dhe ndjenjës së tyre të interesit kombëtar dhe aftësisë së tyre për të punuar së bashku, duke uruar suksese në takimin e Ohrit dhe duke shprehur dëshirën për dialogim të suksesshëm midis shumicës dhe opozitës.

Më pas, z. Bertonçini mori pjesë në një seminar të organizuar nga organizata think tank "Eurothink" për të bërë dhe ndarë analizën e tij, në lidhje me pozitën e Francës për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe mori pjesë në një takim të Lëvizjes lokale Evropiane. Ai u prit edhe nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, si dhe në kabinetin e kryeministrit.

publie le 25/05/2018

hautdepage