Vizitë e deputetëve francezë, anëtarë të Grupit të Miqësisë Francë-Maqedoni [fr] [mk]

Deputetët francezë nga partia "Republika në lëvizje", Bertrand Sor dhe Grgori Galbadon, qëndruan në për vizitë në Maqedoni, nga data 23 deri më 27 prill 2018

Bertrand Sor dhe Grgori Galbadon, kryetar dhe zëvendëskryetar i grupit për bashkëpunim parlamentar mes Francës dhe Maqedonisë, në kuadër të vizitës së tyre në Maqedoni, nga data 23 deri më 27 prill, u pritën nga kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, ministri i Punëve të Jashtme z. Nikolla Dimitrov, zëvendësministri i Mbrojtjes z. Bekim Maksuti, si dhe nga kolegët e tyre nga Maqedonia, pjesë e grupit parlamentar, i kryesuar nga z. Pançe Ivanov.

Më 25 prill në qytetin e Manastirit, deputetët Sor dhe Galbadon, të shoqëruar nga ambasadori, u takuan me kryetaren e komunës znj. Natasha Petrovska dhe morën pjesë në ceremoninë e nderimit të viktimave të Luftës së Parë Botërore në varrezat ushtarake.

Me këtë rast, u inaugurua solemnisht një vepër arti, e punuar në gur të prerë nga nxënësit francezë, në kuadër të shkëmbimit arsimor mes shkollës "La Rokel" nga Kutansi në Normandi dhe shkollës së mesme-gjimnazit "Josip Broz-Tito" nga Manastiri.

publie le 08/05/2018

hautdepage