Shefi i misionit për Ballkanin, nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme, vizitoi Maqedoninë e Veriut [fr] [mk]

Të mërkurën, më 5 shkurt, Ambasada e Francës, me rastin e vizitës në Maqedoninë e Veriut të shefit të misionit për Ballkanin, nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme, priti përfaqësuesit e qendrave të mendimit apo think tank-eve (Lëvizja Evropiane, Qendra për Hulumtime dhe Krijim të Politikave- CRPM, Qendra për Kërkime Politike, Instituti i Politikave Evropiane, Eurothink dhe Instituti për Demokraci), për shkëmbim të mendimeve mbi zgjerimin. Kreu i misionit, Tomas Berten, rikujtoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për vendet e Ballkanit Perëndimor, që mëtojnë për t’u anëtarësuar në BE.

Ai gjithashtu theksoi se zgjerimi nuk përbën politikën e jashtme të BE-së, por fushën e çështjeve më themelore të brendshme, prej nga rrjedh edhe vazhdimësia dhe intensifikimi rishtar, i angazhimit francez në këtë synim. Përfaqësuesit e qendrave të mendimit (think-tankeve) ranë dakord që metodologjia e re, e paraqitur sot nga Komisioni Evropian, është një aset në shërbim të këtij objektivi të përbashkët.

publie le 10/02/2020

hautdepage