Vizita e z. Frederik Pëti në Shkup [fr] [mk]

Me datat 29 dhe 30 janar, z. Frederik Pëti, deputet i shtetasve francezë për Gjermani, Evropë Qendrore dhe për Ballkan, ishte për vizitë zyrtare në Shkup.

JPEG - 101.3 ko

Ai vizitoi Shkollën Ndërkombëtare Franceze në Shkup (EFIS) dhe Shtëpinë Përkujtimore - Muzeun te varret e ushtarëve francezë në Shkup, para fillimit të takimit, të organizuar në kuadër të Debatit të Madh Kombëtar, në Institutin Francez, me francezë nga Maqedonia.

JPEG - 77.1 ko

Të nesërmen, i shoqëruar nga ambasadori, ai pati rastin të takohej, në një takim pune, me kryetarin e Komitetit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi, ku bisedoi për çështje, që ndërlidhen me komunitetin francez në zonën e tij zgjedhore dhe për bashkëpunimet e mundshme, që do të mundësojnë rritjen bashkëpunimi dypalësh parlamentar në një qasje dhe kontekst rajonal dhe evropian.

JPEG - 107 ko

publie le 05/02/2019

hautdepage