Vizitë në Gjevgjeli [fr] [mk]

Të martën, më 20 nëntor, ambasadori vizitoi qytetin e Gjevgjelisë, me ç`rast u takua me kryetarin e komunës, z. Sasho Pockov, me të cilin bisedoi për perspektivat e bashkëpunimit dypalësh dhe atë rajonal.

Ambasadori, me rastin e hapjes së paraleles dygjuhësore (bilinguale), u takua edhe me drejtorin e shkollës së mesme (gjimnazit) "Josif Josifovski Sveshtarot", z. Cvetko Neloski, si dhe me profesorët e frëngjishtes, tejet të motivuar dhe dinamikë.

Ai, me këtë rast, pati mundësinë, që të vlerësonte poashtu edhe dinamizmin e kompanive vendase, përmes vizitës së tij në në fabrikën e kroasanëve « Zhito Prom » dhe në fabrikën e tekstilit "Merkuri", të cilat janë kompani eksportuese, me një nivel të lartë teknologjik.

Ambasadori, gjatë vizitës së tij në Gjevgjeli, u takua edhe me përfaqësuesit e disa OJQ-ve lokale, e posaçërisht me kryetarin e OJQ-së "Ta shpëtojmë Gjevgjelinë," z. Angel Nakov, i cili e informoi atë për referendum të qytetarëve të Gjevgjelisë kundër zhvillimit të aktiviteteve minerare në këtë rajon, si dhe e njoftoi për sfidat e rënda mjedisore dhe shëndetësore.

Udhëtimi dhe vizita e ambasadorit përfundoi me një takim, me përfaqësues të degës lokale të VMRO-DPMNE-së (parti opozitare), nga ky qytet, respektivisht me kryetarin e saj, i cili është edhe anëtari i këshillit komunal, z. Andon Saramandov.

publie le 27/11/2018

hautdepage