Vizitë në Institutin Ndërkombëtar të Modës "Izet Curri" [fr] [mk]

Më 17 korrik, ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi dhe ambasadori i Francës, vizituan së bashku Institutin Ndërkombëtar të Modës "Izet Curri", i vendosur në zemër të Tregut të Vjetër të Shkupit, në një lokal të vënë në dispozicion nga kryetari i komunë së Çairit.

Z. Curri i prezantoi ambasadorit dhe ministrit punën e studentëve, si dhe njëkohësisht bisedoi me ta për perspektivat dhe zhvillimin e këtij instituti unik në vend, si një shembull i profesionalizmit dhe cilësisë, i cili ofron trajnim në fushën e modelimit dhe stilizimit. Studentët gjatë studimeve të tyre, ndjekin orë në gjuhën frënge, ndërkaq ata më të mirët, në fushën e promovimit të modelimit, konceptit dhe stilizimit, udhëtojnë çdo vit në Paris, me mbështetjen e Institutit Francez në Shkup, për një qëndrim të rezervuar dhe pjesëmarrje në ngjarjet më të rëndësishme në fushën e modës.

JPEG

publie le 22/07/2019

hautdepage