Vizitë në Komunën e Tetovës [fr] [mk]

Të premten, më 20 shtator, ambasadori udhëtoi për në Tetovë. Me këtë rast, ai u takua në selitë e partive politike me udhëheqësitë lokale të LSDM-së dhe VMRO-së, me kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi dhe me kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti.

Gjatë këtyre takimeve, bashkëbiseduesit diskutuan për temat që lidhen me situatën politike, marrëdhëniet midis bashkësive, të ardhmen e Prokurorisë Speciale dhe Strategjinë Franceze për Ballkanin Perëndimor. Ambasadori vuri theks të veçantë në progresin e pritshëm në fushën e sundimit të ligjit, duke theksuar se, hapja e negociatave me BE-në, do të varet nga vlerësimi i vendeve anëtare në muajin vijues, pra në tetor, të cilat do të duhet të shqyrtojnë në mënyrë objektive rezultatet e zbatimit të reformave në vijim e sipër, në fushën e luftës efektive kundër krimit dhe korrupsionit.

publie le 27/09/2019

hautdepage