Vizitë në komunën e Dellçevës [fr] [mk]

Të enjten, më 18 prill, ambasadori vizitoi Dellçevën (qytet në Lindje të vendit) dhe u takua me kryetarin e komunës z. Goran Trajkovski, me të cilin shkëmbeu biseda për projektet prioritare të kësaj komune, të mbështetura nga BE-ja, nëpërmjet instrumentit të bashkëpunimit ndërkufitar.

Pas një vizite në bibliotekë dhe në muze, ai u takua me mësimdhënësit e frëngjishtes dhe drejtorët e shkollave dhe shtjelloi me ta mundësitë për thellimin e bashkëpunimit shkollor dhe kulturor, nëpërmjet Institutit Francez në Shkup. Ambasadori takoi gjithashtu edhe kryetarin e degës lokale nga radhët e VMRO-DPMNE-së (parti opozitare), z. Goranço Todorovski, me të cilin bisedoi për çështjet lokale dhe zgjedhjet presidenciale. Vizita pasoi me një takim me drejtuesit e kompanisë "MMC Progres", prodhimet e tekstilit të së cilës janë të një cilësie të lartë dhe eksportohen në BE.

publie le 23/04/2019

hautdepage