Vizitë në komunën e Gostivarit [fr] [mk]

Më 11 korrik, ambasadori vizitoi Gostivarin dhe u takua me kryetarin e komunës, z. Arben Taravari. Në këtë takim u bisedua për projektet e mundshme në rajonin e Gostivarit, nën patronazhin (kujdesin) e Agjencisë Franceze për Zhvillim, mandej për gjendjen aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe për rëndësinë e zbatimit të reformave në kuadër të vetëqeverisjes lokale.

Ai gjithashtu falënderoi kryetarin e komunës për ndihmën e tij në aktivitetet frankofone dhe për promovimin e gjuhës frënge. Në këtë linjë ambasadori u takua edhe me zonjën Aslian Snopçe, përgjegjëse e Sektorit për veprimtari publike, si dhe me përfaqësuesit e Sektorit për arsim në këtë komunë.

publie le 13/07/2019

hautdepage