Vizitë në komunën e Petrovecit [fr] [mk]

Të premten, më 6 shtator, me kërkesë të kryetarit të komunës së Petrovecit, ambasadori vizitoi këtë komunë, me ç ‘rast u takua me kryetarin e saj, z. Borçe Mitevski ( nga radhët e VMRO-DPMNE-së). Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit diskutuan mbi situatën e kësaj komune multietnike dhe fqinje të Shkupit, e cila është në zhvillim e sipër, si dhe për perspektivat e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e arsimit dhe atë të urbanizmit.

Ata shtjelluan gjithashtu edhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, në kuadër të aktivizimit në të ardhmen të veprimtarisë së Agjencisë franceze për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut.

publie le 10/09/2019

hautdepage