Vizitë në qytetin e Berovës [fr] [mk]

Gjatë vizitës në Berovë, ambasadori u takua me kryetarin e komunës z. Zvonko Pekevski dhe me drejtorin e Shtëpisë së Kulturës z. Zvonko Skenderski. Ata së bashku vizituan Kishën e Zonjës Mari (Fjetja e Virgjëreshës) dhe manastirin e Arkangjelit Shën-Mihajli, ku u mirëpritën nga priftërinjtë Fotij dhe Onufrij, si dhe nga motra Sinklitikija.

Ambasadori vizitoi gjithashtu edhe Muzeun e Qytetit, ku pati mundësinë të njihej me trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të qytetit të Berovës. Gjatë kësaj vizite, ai dhe kryetari i komunës, diskutuan për ripërtëritjen e bashkëpunimit me rajonin e Normandisë dhe mundësitë e bashkëpunimit teknik.

publie le 09/07/2018

hautdepage