Vizitë në shtëpinë botuese shqiptare "Logos-A" [fr] [mk]

Më 13 prill, ambasadori, i shoqëruar nga atasheu kulturor z. Branko Çobanov, vizitoi Shtëpinë Botuese Shqiptare "Logos - A" në Shkup.

Me këtë rast ai u mirëprit nga drejtori i kësaj shtëpie z. Adnan Ismaili. Takimi ishte një mundësi e mirë për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe botimeve të kësaj shtëpie botuese në fushën e historisë, politikës, filozofisë, religjionit, sociologjisë etj.

Shtëpia botuese “Logos-A” është e mirënjohur për përkthimin e veprave të autorëve francezë në gjuhën shqipe. Bashkëbiseduesit diskutuan mbi mundësitë e vendosjes së një Memorandumi për Bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup, duke ftuar ligjërues francezë për promovimet e librave të autorëve francezë, si dhe u biseduan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e përkthimit të librave në gjuhën maqedonase dhe shqipe, si dhe këmbimet eventuale në fushën kulturore.

publie le 09/05/2018

hautdepage