Ambasadori vizitoi Gostivarin [fr] [mk]

Të shtunën, më 18 maj, ambasadori vizitoi Gostivarin, komunën shembëlltyrë të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, duke përfshirë atë shqiptar, maqedonas dhe turk dhe me këtë rast u takua me kryetarin e komunës, z. Arben Taravari.

Ata gjithashtu diskutuan për perspektivat e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet ndërhyrjes së re të Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe ranë dakord për të vënë në pah rëndësinë e mësimit të gjuhës frënge në Gostivar. Ambasadori falënderoi kryetarin e komunës për mbështetjen e tij dhënë festës së Frankofonisë, ngjarje kjo që u mbajt të njëjtën ditë në qytet. Pas takimit, i pyetur nga gazetarët, ambasadori ritheksoi mbështetjen e përhershme të Francës dhënë autoriteteve shtetërore, duke theksuar se vendi duhet të demonstrojë kapacitetin e tij në drejtim të përmbushjes së kritereve të anëtarësimit, të përcaktuara nga Këshilli Evropian qershorin e vitit të kaluar.

publie le 23/05/2019

hautdepage