Vizitë nga ana e delegacionit të Shoqatës së Auditorëve të Institutit të Studimeve të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN) [fr] [mk]

Më 15 tetor, ambasadori priti një delegacion nga Shoqata e Auditorëve të Institutit të Studimeve të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN), specialistë të çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, të cilët vizituan Maqedoninë e Veriut, gjatë qëndrimit të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Ata patën rastin të shkëmbenin biseda me ndjekësit e mëparshëm të trajnimeve nga Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe ish-ministren e jashtme, znj. Ilinka Mitreva. Pjesëmarrësit u pritën nga sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Dragan Nikoliq dhe nga drejtori i përgjithshëm i doganave, z. Gjoko Tanasoski. Ata përfituan nga rasti, që të ndiqnin një prezantim nga ish-sekretarja e shtetit për çështje evropiane, znj. Ana Bllazheska, në emër të Qendrës për Hulumtim dhe Krijim të Politikave. Vizita e tyre u realizua në kuadër të strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor (bit.ly/35HhA2O).

publie le 21/10/2019

hautdepage