Vizitë nga ana e senatorit z. Olivie Kadik (nga Shoqata franceze e demokratëve dhe të pavarurve), përfaqësues në Senat i qytetarëve francezë të cilët jetojnë jashtë Francës [fr] [mk]

Në kuadër të vizitës informative në Ballkan, senatori z. Olivie Kadik (nga Shoqata franceze e demokratëve dhe të pavarurve), përfaqësues në Senat i qytetarëve francezë të cilët jetojnë jashtë Francës, qëndroi në Maqedoni nga data 6 deri më 8 shtator 2018.

Pas vizitës në Shkollën Ndërkombëtare franceze në Shkup dhe në Institutin Francez, ai pati një takim me përfaqësues të kompanive franceze dhe mori pjesë në pritjen, ku u takua me komunitetin francez. Vizita e tij u pasua me takimet me kryetarin e parlamentit, z. Talat Xhaferi dhe me deputetët e grupit të miqësisë Francë-Maqedoni, me kryeministrin z. Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin për çështje europiane, z. Bujar Osmani, me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, z. Koço Angjushev, me ministrin e Punëve të Jashtme, z. Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar për Integrim Europian, z. Nikola Poposki. Me ftesë të kryetarit të Kuvendit, senatori mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ai shprehu mbështetjen e tij për integrimin e përshpejtuar të tërë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe shprehu shpresën për një votim pozitiv në referendumin historik më 30 shtator, i cili është një kusht për Maqedoninë që të përparojë në rrugën e integrimit europian dhe atlantik. Në fund senatori u informua me kujdes rreth zhvillimit të shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve. Ai përfundoi qëndrimin e tij duke dhënë edhe një intervistë për televizionin Kanal 5 dhe duke vendosur një kurorë me lule në varret e ushtarëve francezë në Shkup, ku prehen ushtarët e Frontit Lindor.

publie le 10/09/2018

hautdepage