Vizitë pune në Shkup е këshilltarit ekonomik rajonal, z. Zhan-Mari Demanzh dhe pasardhëses së tij, znj. Florans Dobel [fr] [mk]

Ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari ekonomik rajonal z. Zhan-Mari Demanzh dhe pasardhësja e tij në detyrë, znj. Florans Dobel, realizuan takim me guvernatorin e Bankës së Maqedonisë, znj. Anita Angellovska Bezhoska, ministrin e Financave, z. Dragan Tevdovski dhe kryetarin e komunës së Shkupit, z. Petre Shilegov, si dhe vizituan kantierin e kompanisë franceze « NGE », përgjegjëse për ndërtimin e kolektorëve të lidhura me impiantin e ardhshëm për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup.

Të martën, më 11 shtator, ambasadori vizitoi kantierin e kompanisë franceze « NGE », përgjegjëse për ndërtimin e kolektorëve të lidhura me impiantin e ardhshëm për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup. Me këshilltarin ekonomik rajonal, z. Zhan-Mari Demanzh dhe pasardhësen e tij, znj. Florans Dobel, e cila përfaqëson Ministrinë Franceze të Ekonomisë dhe Financave, ai u informua mbi progresin e punimeve dhe hapërimin e projektit. Znj. Dobel, gjatë kësaj vizite, i`u prezantua guvernatorit të Bankës së Maqedonisë, znj. Anita Angellovska Bezhoska, ministrit të Financave, z. Dragan Tevdovski dhe kryetarit të komunës së Shkupit, z. Petre Shilegov, me të cilët ajo bisedoi për perspektivat makroekonomike, reformat në vijim e sipër dhe zhvillimin e bashkëpunimit me Francën. Ndërhyrja e Agjencisë franceze për Zhvillim në Ballkanin Perëndimor, e cila u vendos nga autoritetet franceze pas Samitit të Sofjes, hap perspektiva të reja në këtë drejtim, sidomos në rast të suksesit të referendumit, gjë kjo e cila u theksua edhe në takimin me përfaqësuesit e kompanive (ndërmarrjeve) franceze.

publie le 21/09/2018

hautdepage