Vizitë pune në Shkup e znj. Liliana Tangi, deputete e Finisterit në Asamblenë Kombëtare, të Francës, nënkryetare e Komisionit për Çështje Europiane dhe Grupit të Miqësisë Francë-Maqedoni [fr] [mk]

Gjatë qëndrimit të saj në vend, znj. Tangi realizoi takime të nivelit të lartë, të cilat ishin një rast i mirë për të biseduar dhe shkëmbyer për perspektivat e integrimit europian të vendit dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë, në rast të suksesit të referendumit të planifikuar për tu mbajtur më 30 shtator, për të cilin ajo e ka dhënë mbështetjen e saj të plotë.

Znj. Liliana Tangi, deputete e Finisterit në Asamblenë Kombëtare, nënkryetare e Komisionit për Çështje Europiane dhe Grupit të Miqësisë Francë-Maqedoni realizoi një vizitë pune në vend nga data 18 deri më 20 shtator. Ajo u takua me presidentin Ivanov, me kryeministrin Zaev, ministrin për Punë të Jashtme Dimitrov, me kryetarin e Këshillit për Integrime Europiane, Nikolla Poposki (VMRO) dhe me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, Artan Grubi. Të mërkurën, më 19 shtator, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të bashkëpunimit rajonal në Europën Juglindore, znj. Tangi mbajti një fjalim në Forumin e udhëheqësve liberalë, mbi prioritetet dhe perspektivat e liberalizmit dhe vizionin e partisë së saj për integrimin europian, vullnetarist dhe të kërkuar. Takimet e znj. Tangi ishin një rast i mirë për të biseduar dhe shkëmbyer për perspektivat e integrimit europian të vendit dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë, në rast të suksesit të referendumit të planifikuar për tu mbajtur më 30 shtator, për të cilin ajo e ka dhënë mbështetjen e saj të plotë.

publie le 21/09/2018

hautdepage