Vizitë pune nga znj. Tangi dhe nga z. Mer [fr] [mk]

Më 24 janar, nënkryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Grupit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Francë-Maqedoni, i shoqëruar nga z. Zhak Mer, zëvendëskryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, arritën në Shkup

JPEG - 61.8 ko

Ata njëkohësisht, morën pjesë në një seminar, i cili kishte në fokus përforcimin e kapaciteteve të koordinimit dhe të negocimit të Sekretariatit për Çështje Evropiane, organizuar me mbështetjen e Ambasadës së Francës.
Me këtë rast, dy deputetët dhe ambasadori u takuan me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe me Grupin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Francë-Maqedoni.
Në takime u diskutua për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, proceset e reformave dhe zhvillimin e marrëdhënieve të Maqedonisë me vendet fqinje.
U konstatua se marrëdhëniet zhvillohen në frymën e mirëbesimit dhe miqësisë së ndërsjellë, duke hapur rrugën për një bashkëpunim të zgjeruar ndërparlamentar me një perspektivë rajonale.
Delegacioni francez përshëndeti aktin e rëndësishëm historik të hapit të ri, të ndërmarrë nga vendi në rrugën e tij drejt Brukselit.

JPEG - 71.5 ko

Ambasadori priti poashtu në takim në rezidencën franceze, kryetarin e kuvendit, zëvendës-kryeministrat dhe ministrat e Mbrojtjes dhe atë të Çështjeve Evropiane, ministrin për Punë të Jashtme, ministrin për Reforma Administrative, si dhe kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme, takim ky që mundësoi ekspozimin dhe prezantimin e reformave të realizuara dhe axhendat në vijim e sipër, me mbështetjen e të gjitha forcave politike të vendit, me qëllim të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian. Deputetët shprehën mbështetjen e tyre të ngrohtë për këtë përçapje dhe për këtë ecejake, për të cilën gjë ata do t’i raportojnë autoriteteve franceze.

publie le 28/01/2019

hautdepage