Vizitë te varret e ushtarëve francezë dhe te Kompleksi Memorial në Manastir [fr] [mk]

Me rastin e shënimit të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane, të shtunën, më 19 shtator, ambasadori, Shkëlqesia e Tij, z. Timonie dhe këshilltarja ekonomike rajonale, znj. Florans Dobel, vizituan varret e ushtarëve francezë dhe Kompleksin Memorial të Manastirit, me theks të veçantë në rolin e ndërsjellë të arsimit në trashëgimi.

Të shtunën, më 19 shtator, gjatë qëndrimit të tij në Manastir, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltarja ekonomike rajonale, znj. Florans Dobel, vizitoi varret e ushtarëve francezë dhe Kompleksin Memorial të Manastirit. Këtë fundjavë, Franca shënon Ditët e Trashëgimisë Evropiane, me theks të veçantë në rolin e arsimit në trashëgimi dhe rolin e trashëgimisë në arsim. Të përuruar në maj të vitit 2018, Shtëpia Përkujtimore – muzeu i Shkupit dhe Kompleksi Memorial i Manastirit, i kushtohen përjetësimit dhe ruajtjes së kujtesës dhe bartjes së saj te brezat e rinj. Këto dy objekte janë hapur në kujtim të ushtarëve francezë dhe ushtarëve nga e gjithë perandoria që luftuan me ta në frontin ballkanik. Kah mesi i shtatorit shënohet përvjetori i depërtimit të ushtrisë franceze dhe ushtrive aleate në Maqedoni, që ishte edhe përcaktuese e fitores së nëntorit në Frontin Perëndimor.

publie le 30/09/2020

hautdepage