Vizitë terreni në Karposh [fr] [mk]

Të mërkurën, më 20 shkurt, ambasadori, ministri i arsimit dhe shkencës, z. Arbër Ademi dhe kryetari i komunës së Karposhit z. Stefan Bogoev, vizituan godinën e ish-sallës së sporteve "Partizani", e ndërtuar me mbështetjen e Francës, pas tërmetit të vitit 1963, e cila është subjekt i projektit ambicioz për restaurim.

Më pas, ata u gjendën në shkollën fillore "Vëllazërimi", e cila vlen si një shembull i përfaqësimit të komuniteteve, ku mësohet frëngjishtja.

Vizita përfundoi në Shkollën Ndërkombëtare Franceze, e cila ndodhet në Karposh, ku ambasadori, ministri dhe kryetari i komunës, kishin rastin dhe mundësinë, të njoftohen për së afërmi me kushtet e mësimdhënies dhe të bisedojnë me ekipin pedagogjik, si dhe me nxënësit nga të gjitha nacionalitetet.

publie le 26/02/2019

hautdepage